Reali synon në verë Runin
Wayne Rooney këtë verë me shumë mundësi mund të largohet nga Manchester United, pasi gjigandët spanjoll të Real Madridit janë duke menduar të bëjnë një ofertë për anglezin e pakënaqur.Rooney, të cilit i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij në “Old Trafford”, e di se nuk do të ketë mundësi që United ta shesë atë në njërën nga klubet rivale. Megjithatë Reali e ka vënë në listën e qendërsulmuesve që i dëshiron për ti transferuar gjatë verës, prapa Sergio Agueros dhe kolumbianit Radamel Falcao, ka shkruar gazeta britanike "Daily Mail".City besohet se nuk do të lejojë largimin e Agueros ndërsa Rooney do të ishte një opsion më i lirë për madrilenët, të cilët janë të mahnitur me formën e anglezit këtë sezon dhe me faktin se ai mund të luajë si qendërsulmues apo prapa sulmuesve. United do rezistojë gjithë tentativave të Realit për transferim dhe do të ishte i lumtur që ta lejonte Rooneyn t`i skadonte kontrata pastaj të largohej si lojtar i lirë në verën e vitit 2015.Gjithsesi në rast se do të kryhet ndonjë transferim i madh si Juan Mata dhe në verë dhe Diego Kosta apo Cavani me siguri që do të jetë e nevojshme edhe shitja e tij, ku Reali do të ishte opsioni më i mirë. Një tjetër alternativë është edhe PSG e cila mund ta përdor në shkëmbim me Cavanin.