Manchester City në finale të Kupës, tashmë pret edhe United
Manchester City është kualifikuar në finalen e “Capital One Cup”, pas triumfit prej 3-0 në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale kundër West Ham United. Në sfidën e parë të zhvilluar në “Etihad Stadium”, City fitoi me rezultat 6-0, ndërsa pas takimit në Boleyn Ground, kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm prej 9-0.Ekipi i Pellegrinit nuk ishte ngopur nga gjashtë golat e realizuar në përballjen e parë, kështu filloi të shënonte që në minutën e tretë. Alvaro Negredo e zhbllokoi rezultatin me kokë në minutën e tretë. Kujtojmë që spanjolli ka qenë protagonist edhe në fitoren e parë ku ka shënuar 3 ndër 6 golat. Rezultatin do ta dyfishonte argjentinasi, Serxhio Aguro që në minutën e 23-të i dërgon shifrat në 2-0.Spanjolli Negredo shënoi edhe golin e dytë personal në fraksionin e dytë të ndeshjes në minutën e 59-të, pas një asisti të Agueros. Ky kualifikim për ekipin e trainerit kilian Manuel Pelegrini, është diçka e rëndësishme, pasi ndeshja finale do të luhet në stadiumin mitik "Uembli". Në finale, Manchester City pret fituesin e duelit ndërmjet Manchester Unitedit dhe Sunderlandit. Në ndeshjen e parë, Djajtë e Kuq u mposhtën me rezultatin 2-1.