Roma merr hak ndaj Juventusit, shkon në gjysmëfinale
Roma ka arritur të marr hak për humbjen e rëndë 3-0 në fillim të këtij muaji, duke fituar minimalisht 2-0 në sfidën çerekfinale. Verdhekuqtë tashmë kanë siguruar biletën e parë për çerekfinalet ku presin ndeshjen mes Lacios dhe Napolit për të parë kundërshtarin. Supersfida e çerekfinaleve u vendos nga një gol i Gervinhos, i cili ishte futbollisti që e kërkoi më shumë golin.Sfida ishte spektakolare edhe pse luhej për një kompeticion jo shumë prestigjoz sa Seria A. Rudi Garsia hodhi në fushë skuadrën më të mirë ku i vetmi i sakrifikuar ndoshta mund të quhet Pjanic, ndërsa Conte i dha mundësi pushimi titullarëve duke preferuar rezervat për çerekfinalen e Kupës. Roma e nisi më mirë takimin, por krijoi shumë pak shanse shënimi, ku spikasin vetëm disa goditje nga distanca. Në krahun tjetër miqtë, e mbështetën lojën e tyre sulmuese te Giovinco, që u përpoq të bënte repart i vetëm duke i hapur mjaft problem. Benatia rrezikoi ta linte skuadrën e tij me 10 lojtarë, po u favorizua disi edhe nga arbitri i takimit. Pjesa e parë ishte pa shumë raste , ndërsa e dyta sapo skuadrat shkelën në fushë, Peluso gjeti golin por topi i Islës kishte përfunduar jashtë vijave kufizuese gjatë harkimit nga e djathta.Bardhezinjtë janë më të mirëvendosur në pjesën e dytë dhe ngulmojnë më shumë, ndërsa Roma e merr sërish veten. Stadiumi "olimpiko" do të ndizej në minutën e 79-të kur Zhervinjo merr një top të artë nga Strotman dhe me një goditje të lehtë e devijon në rrjetë. Pavarësisht se ishte përpara, skuadra e Garcias nuk hoqi dorë nga loja dhe iu afrua dhe golit të dytë, por rezultati 1-0 ishte i mjaftueshëm për të kaluar në gjysmëfinale. Sfida për shanset për të fituar trofeun e 10-të në këtë kompeticion u fitua nga Roma. Tashmë ngelet të shohim deri ku do të shkojë ekipi i Rudi Garsias.