Real Madrid pranë gjysmëfinales në Kupën e Mbretit
Reali i Madridit ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Espanjolit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit. Në fakt sfida ka qenë e ngjashme me ndeshjen në kampionat ku pas 90 minutash ka dalë e njëjta fituese, skuadra e Ancelotit.Madrilenët dominuan takimin që në fillim duke gjetur golin e avantazhit me francezin, Karim Benzema në minutën e 25-të. Në sfidën e qytetit, Espanjoli nuk arriti të shënojë të paktën një gol edhe si pasojë e gabimeve të shumta në konkretizimin e rasteve. Ndërkohë që nga minuta e parë luajti edhe Iker Kasijas i cili arriti të vendosë rekord të ri personal duke zgjatur në 525 minuta paprekshmërinë e rrjetës së tij, duke u bazuar në ndeshjet që është aktivizuar.Ndërsa sfida për galaktikët mori një tjetër rrjedhë, pasi ishin më pak këmbëngulës duke menduar më shumë për kampionatin atje ku gjenden vetëm 1 pikë prapa dy kryesuesve Barçës dhe Atletikos. Vendasit e kërkuan me ngulm deri në fund golin, madje duke shpërdoruar dhe një rast të pastër në minutën e 90-të.Espnjaoli kështu nuk mundi që të merrte një rezultat pozitiv ndaj Realit, i cili ndeshjen e kthimit në "Santiago Bernabeo" do ta ketë thjeshtë një formalitet.