Tifozët e Lazios duan humbje ndaj Juves

Tifozët e Lazios i kanë bërë thirrje ekipit që të humbas ndaj Juventusit të shtunën në mënyrë që mos t'i bëjnë favor rivalit të qytetit, Romës në garë për titull të kampionit në Serie A. Bardhekaltrit kanë shtatë pikë në tre ndeshjet e fundit në Serie A, si pasojë e dy fitoreve dhe një barazimi.Për më tepër, kualifikimi për në çerekfinale të Kupës së Italisë pas fitores në çastet e fundit ndaj Parmës, 2:1 në Olimpico. Tifozët e Lazios duken të lumtur me formën e ekipit pas ndryshimit të bërë në drejtim të skuadrës ku Edy Reja zëvendësoi të shkarkuarin Vladimir Petkovic.Dhe, sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, përkrahësit e skuadrës romake janë aq të kënaqur me ecurinë e ekipit deri më tani gjatë vitit 2014 sa i kanë bërë thirrje trajnerit Reja dhe futbollistëve të tij që të humbin qëllimisht nga Juventus të shtunën.E gjitha kjo për ti prishur punë rivalit të qytetit Romës, që mundohet të ndjek hapin e bardhezinjve në garë për titullin e kampionit në Serie A. Në radion e tifozëve të Lazios shumë telefonues janë shprehur pro vendimit që ekipi qëllimisht të humb nga Juventus, skenar i ngjashëm me atë nga viti 2010 kur ata i bënë thirrje ekipit të pësojë kundër Interit për të mos i ndihmuar Romës në garë për titull, gjë e cila ndodhi.