Backenbauer kritikon Bayernin

Franz Beckenbauer nuk e ka pritur mirë humbjen e Bayern Mynihut ndaj Salzburg në miqësore, me rezultatin 3:0. Ai kërkon që skuadra të reagojë menjëherë në duelin me Gladbahun në Bundesligë. Presidenti i nderit e ka ndjekur me vëmendje duelin dhe tha se Bayern duhet të përgjigjet në mënyrë të menjëhershme pas fillimit të Bundesligës me takimin kundër Borussia Mynshegladbah të premten."Ne duhet të kuptojmë humbjen si një paralajmërim. Në gjashtë muajt e fundit gjithçka ka qenë e mrekullueshme. Salzburg ishte superior në të gjitha aspektet dhe ne duhet të përqëndrohemi tek dueli me Gladbahun, dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë gjë ", përfundoi Beckenbauer.Mediat gjermane e kanë vlerësuar si të dyshimtë humbjen e Bayern Munchen në miqësoren e së shtunës ndaj Salzburg. Skuadra austriake e mposhti Bayernin me rezultat 3 me 0, në një ndeshje ku Shaqiri luajti për 90 minuta. Guardiola luajti në këtë ndeshje me një formacion tejet interesant e eksperimental duke "lehtësuar" humbjen për Bayernin. Arsyeja se pse Guardiola thuhet se mund të ketë pranuar që të humbas, është se Bayerni nuk ishte mposhtur për një kohë të gjatë dhe se dëshiron që të sjellë "inat" tek lojtarët e tij.Madje edhe Franz Beckenbauer nuk e hedh poshtë si hipotezë, por e cilëson miqësoren ndaj Salzburgut si një parajmërim, sepse te Bayerni për gjashtë muaj me radhë gjithçka shkoi në harmoni të plotë. Bayern vazhdon të jetë kryesuese në kampionat me 54 pikë, 7 më shumë se Bayer Leverkusen.