Rama shënon gol si Messi ndaj Bilbaos
Valdet Rama ka shënuar mbrëmë një gol spektakolar njëlloj si Leonel Messi. Lojtari kombëtares sonë është bërë edhe futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në kampionatin spanjoll dhe këtë gjë e ka bërë në mënyrën më të bukur megjithse skaudra e tij, Valadolid në fund u mund 4-2.Sfida në fakt ishte në shifrat 4-1 deri në minutën e 92-të, kur në skenë del lojtari me origjinë kosovare , i cili driblon disa kundërshtarë, futet në hyrje të zonës dhe me një të majtë të furishme lëshon një goditje që përfundon në rrjetën e portierit të Bilbaos. Ky ishte një ndër golat më të bukur të javës në kampionatin spanjoll dhe mund të mposht edhe golat e Ronaldos dhe Bejl. Goli i kishte të gjitha komponentët për tu quajtur perfekt, kishte një driblim për tu pasur zili, shpejtësi dhe forcë.Ky gol është i ngjashëm në fakt me atë që Mesi ka realizuar nga Levantes. Mesfushori shqiptar është aktivizuar në pjesën e dytë kur hyri si zëvendësues. Gjatë këtij viti ai është aktivizuar në 16 ndeshje nga 20 të luajtura, ku vetëm në 2 prej tyre ka qenë titullar. Valdet Rama ka shkëlqyer me kombëtaren tonë duke bërë paraqitje mjaft të mira. Ai është një ndër idhujt e tifozëve kuqezinj, pasi zotëron aftësi të shkëlqyera teknike.