Sonte ndeshja me Romës dhe Juves

Sonte në mbrëmje dueli mes Romës dhe Juventusit do të zhvendoset në kompeticionin të dytë më të rëndësishëm në Itali, Kupën e Italisë. Takimi në fillim të këtij muaji i zhvilluar në "Torino" u dominua totalisht nga Juventusi që fitoi në shifra të thella 3-0.Në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë, trajneri i Juventusit, Antonio Konte ka ndërmend të hedh në fushë lojtarë që kanë pasur mundësi të luajnë më pak gjatë këtij sezoni. Revolucioni më i madh pritet të ndodh në repartin e sulmit atje ku titullar do të jenë Kualjarela dhe Xhovinko. Gjithashtu do të kthehen në fushë edhe Bonuçi me Pirlon që në fundjavë u lanë pushim nga Konte. Mbrojtësi nuk luajti edhe për shkak të një dëmtimi, por tashmë duket se ky dëmtim është lënë pas. Ai ka punuar me të gjithë shokët e skuadrës. Në mbrojtje gjithashtu do të luaj edhe Kielini që do të jetë i skualifikuar për sfidën e radhës në kampionat ndaj Lacios, ndërkohë që porta do ti besohet Storarit. Përpara mbrojtjes do të jenë dyshja Vidal-Markizio. Në krah me shumë mundësi do të luajnë Peluzo dhe Isla. Konte duket se ka hedhur në fushë një skuadër tjetër nga kampionati.Ndërkohë Roma do të zbres sot në fushë për çerekfinalen me formacionin më të mirë të mundshëm. Lojtarët e lënë pushim në sfidën ndaj Livornos, Maikon, Toti dhe Florenzi, pritet ti aktivizojë ndaj bardhezinjve. Trajneri Rudi Garsia nuk ka ndërmend ti lejojë shumë hapësira skuadrës së Kontes dhe për këtë gjë Florenzi sonte pritet të ketë më shumë punë në mesfushë. Në sulm thuajse të gjithë topat pritet të kaloj nga këmbët e Totit, i cili do të bashkëpunojë në vijën e parë së bashku me Zhervinjon. Për sa i përket mbrojtjes gjithçka është vendosur me Dodon dhe Maikon në krah dhe Kastan e Benatia në qendër. Në mesfushë do të ketë një balotazh mes Pjaniç dhe Naingolan.