Partizani godet në merkato, firmos Migen Memelli

Migen Memelli është futbollisti më i ri i skuadrës së Partizanit. Skuadra e Hasan Likës më në fund duket se e ka gjetur përforcimin e duhur në repartin e avancuar për pjesën e mbetur të sezonit. Ai ka nënshkruar mbrëmë një kontratë deri në muajin qershor pasi u bind nga një takim kokë më kokë me presidentin Gaz Demi por ende nuk dihen shifrat e përfitimit.Ish sulmuesi Tiranës dhe Flamurtarit prej pak ditësh ka prishur kontratën me skuadrën e Al Faisal në Arabinë Saudite dhe ishte rikthyer në Shqipëri për të vazhduar karrierën e tij. Dy ish skuadrat e tij të mëparshme ishin në garë për shërbimet e pogradecarit, por nëse në Vlorë ishin tifozët ata që nuk e donin në skuadër, Tirana kishte prioritete të tjera për sulmin dhe nuk bindej nga Memeli.Lojtari pogradecar ka luajtur edhe një ndeshje si dhe ka një sër eksperiencash brenda dhe jashtë vendit duke qenë një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit tonë. Nuk ka hezituar aspak presidenti Partizanit Gaz Demi, që menjëherë sapo i është krijuar mundësia ka bindur lojtarin që ka firmosur një kontratë gjashtë mujore me të drejtë rinovimi.Memelli do të niset menjëherë drejt Turqisë për tu bashkuar me grupin e kuq që po zhvillon fazën përgatitore të Antalia. Trajneri Hasan Lika tani duhet të ndihet më i qetë pasi kërkesa e tij është plotësuar.