Napoli gabon sërish, Interi thyhet nga Gasperini
Napoli bën atë që është mësuar gjithmonë, gabon me skuadrat e vogla. Skuadra e Benitez nuk doli më shumë se me një pikë nga transferta e vështirë e Bolonjës, e cila u mbyll në barazim 2-2. Napoli nuk ka arritur në fund të ruaj avantazhin deri në fund. Në minutën e 36 Bianki shënoi golin e avantazhin për vendasit pas një goditje me kokë. Napolitanët do të reagonin por nuk do të arrinin të gjenin një tjetër gol deri në pjesën e dytë ku në minutën e 61 me Higuain, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Kone. Në minutën e 80-të pas një kundërsulmi të shpejtë Kajeon e dërgon topin në cepin tjetër të portës duke shënuar golin e avntazhit. Gjergji Kone më pas u ndëshkua me karton të kuq por Bianki do të shënonte në fund edhe golin e barazimit.Interi i Mazzarrit vazhdon të zhgënjejë në epokën Tohir. Xhenoa ka arritur në fund të bëjë për vete 3 pikë shumë të rëndësishme, ndërsa tekniku i saj e ka mbajtur fjalën për të marr hak nga largimi i parakoshëm nga zikaltrit. Në një terren mjaft të rënduar nga reshjet e dendura të shiut vendosi goli i Antonellit në minutën e 83. Kjo humbje i largon edhe më shumë zikaltërit nga zona Champions, madje edhe diferenca me Napolin e vendin të tretë shkon në 11 pikë.Një debutim për tu mbajtur mend ka qenë ai i Alesandro Matrit me Fiorentinën. Pasi zhgënjeu në aventurat me Juven dhe Milanin ku shënoi shumë pak gola, 29-vjeçari e nisi me dopet ndeshjen e tij të parë me skuadrën vjollcë, në fitoren 3-0 me Katanian në transfertë. Goli i parë u shënua nga Fernandez, ndërsa Matri më pas do të shënonte dy gola.