Cristiano Ronaldo, mbreti i golit në Spanjë
Kristiano Ronaldo po kalon një moment të artë në karrierën e tij, dhe kjo gjë u vërtetua edhe nga fitimi i "Topit të Artë". Portugezi po shënon me një mesatare të frikshme në të gjitha kompeticionet.28-vjeçari nuk ka luajtur dy ndeshje radhazi pa shënuar gol në kampionat. Në 19 takimet të zhvilluara deri tani në La Liga, portugezi ka gjetur rrugën e rrjetës 21 herë, me një mesatare më shumë se një gol për ndeshje. Ai ka munguar vetëm në ndeshjen ndaj Valadolid për arsye dëmtimi. Në dy raste ka realizuar tregolësh, pikërisht përballë Sevillas dhe Real Sociedad, ndërsa katër sfida të tjera i ka mbyllur me dygolësh, ku viktima të portugezit ishin Getafe, Elche, Rayo Vallecano dhe Celta Vigo.Në Champions League ecuria e golave të tij është akoma më e mirë: Ka luajtur në 5 ndeshje dhe ka realizuar sa herë ka zbritur në fushë, në total 9 gola. Që nga fillimi i sezonit, 2 herë fituesi i "Topit të Artë", ka kapur në total shifrën e 31 golave. Nëse do të ruajë këtë progresion në La Liga, Kristiano do ta mbyllë kompinatin në kuotën e 42 golave, një shifër kjo pak më e ulët se 46 finalizimet e sezonit 2011-2012, ku shënoi në të 9 takimet e fundit.Gjithsesi atë vit ishte Lionel Messi ai që u shpall golashënuesi më i mirë i La Ligas me 50 gola, një rekord absolut në kampionatin spanjoll.