Flasin Murinjo dhe Moyes pas ndeshjes

Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Çelsit dhe Manchester Unted kanë folur të dy teknikët pas ndeshjes.Trajneri i Manchester United, David Moyes po përballet me atë që ai e quajti "sfidë të madhe" pasi kampionët e Anglisë pësuan humbjen e radhës 3-1 ndaj Chelsea në ndeshjen e javës së 22-të në Premier League. Fansat e Chelseat vazhdimisht bënë thirrje ndaj Moyesit që të qëndrojë në ekip, duke i bërë në këtë mënyrë presion skocezit skuadra e të cilit është 14 pikë prapa kryesuesve të Arsenalit."Nuk do ta hedhim peshqirin derisa të kemi shpresa.  Synimi është që të përpiqemi dhe të përfundojmë të parët. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Nuk mendoj se pati ndonjë diferencë të madhe mes të dyja skuadrave. Dallimi i vetëm ishte mbrojtja"Ndërkohë pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Çelsit, që është shfaqur sërish thumbues"Është vështirë për ta që të luajnë aq mirë, si në 20-25 minutat e parë, e në fund të humbasin. Nuk besoj se Moyes do të mërzitet nëse them të vërtetën, e cila është një diferencë prej 14 pikësh me Arsenalin dhe 13 e 12 me Manchester City dhe Chelsea. A mund të mundet ndonjë nga këto skuadra? Besoj se po. Por të dalin para të treve besoj se do të jetë e vështirë, ndaj mendojë se titulli do të jetë i vështirë për ta" u shpreh Murinjo.Portugezi me fitoren ndaj Manchester United ka hyrë në histori të Premier Ligës pasi  ka arritur të futet në mesin e 15-të trajnerëve që kanë fituar mbi 100 ndeshje në Premier Ligë. Jose iu deshën 142 ndeshje për ta arritur këtë rekord, madje ai e kaloi edhe Alex Fergusonin të cilit iu deshën 162 për të arritur 100 fitore në këtë kompeticion. Mourinho ka statistika fantastike edhe si vendas në kuadër të Ligës Premier, ku në 71 ndeshje, ka arritur 56 fitore, 15 barazime dhe asnjë humbje.