Chelsea tregon mëshirë për Unted

Chelsea ka konfirmuar edhe njëherë se është pretendente për të fituar titullin kampoion në Angli. Blutë e Londrës mposhtën 3-1 Manchester United në "Stamford Bridge".Samuel Eto'o ishte heroi i takimit me 3 golat e tij duke iu përgjigjur me gola të gjithë kritikave për blerjen e tij në verë nga Mourinho. United e nis më mirë ndeshjen teksa krijon edhe shanset e para për shënim. Por kamerunasi Samuel Eto, që di si luhen sfida të mëdha, sapo prek topin në minutën e 17-të , lëshon një goditje që devijohet lehtësisht edhe nga Kerrik. Për United do të ishte më mirë të shkonte në pushim në disavantazh të një goli, por nuk e mendoi kështu Eto që në minutën e fundit shënoi dhe të dytin duke i dhënë qetësinë vendasve.Sulmuesi i bluve të Londrës nuk i kishte mbyllur ende llogaritë e tij teksa shënon edhe golin e tretë personal nga disa metra larg portës. Me këto shifra, ekipi i Mourinhos e menaxhoi me lehtësi avantazhin pavarësisht se Hernandez shkurtoi diferencën në të 78-tën. Gjithsesi "Djajtë e kuq" e mbyllën ndeshjen me 10 vetë, pasi në minutën e fundit Vidic la skuadrën me një lojtarë më pak. Me këtë fitore, Chelsea i kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë dy kryesuesve të Arsenal e City ndërsa United mbetet ende jashtë zonës europiane. Nga ana tjetër Ferguson vazhdon të vuaj nga shkallët e stadiumit.