Januzaj kandidat për “Topin e Artë”
Për të pestën herë radhazi, Premierliga nuk pati asnjë përfaqësues në mesin e finalistëve për “Topin e Artë”. Por, Adnan Januzaj konsiderohet si një prej atyre që mund t'i japin fund pritjes. Cristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë 2013” para sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.Në fakt, hera e fundit kur një futbollist nga Anglia ishte kandidat për çmimin e futbollistit më të mirë në botë ishte sërish Ronaldo, i cili e fitoi atë më 2008 si futbollist i Manchester Unitedit. Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres doli i treti. Këtë vit ishte hera e parë nga viti 2008 që tre finalistët nuk erdhën nga La Liga.Por, a ekzistojnë futbollistë nga Premierliga që mund ta fitojnë çmimin në të ardhmen? “Metro Sport” ka publikuar emrat e tre kandidatëve të mundshëm.Adnan Januzaj
Ylli i ri i Manchester Unitedit ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë. Në atë që ishte pjesë e parë dëshpëruese për ekipin e David Moyesit, Januzaj ka qenë shpresa e vetme, pasi me paraqitjet e tij të frikshme ka terrorizuar mbrojtjes kundërshtare në Angli dhe Evropë. Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur një futbollist kaq i ri 18-vjeçar ka shkëlqyer që në fillim në mënyrë të ngjashme si Januzaj. Dhe, nëse arrin të vazhdojë të luajë me këtë ritëm, ai mund të bëhet kandidat për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.Luis Suarez
Sulmuesi i Lierpoolit, Luis Suarez ishte kandidat në ekipin më të mirë të vitit nga FIFA por nuk arriti pasi u përzgjodhën Ronaldo, Messi dhe ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic. Duket se është vetëm çështje kohe para se futbollisti uruguaian të futet në mesin e finalistëve për “Topin e Artë”. Kjo mund të ndodh vetëm nëse vazhdon ritmin e këtij sezoni ku ka shënuar 22 gola në 18 ndeshje me Liverpoolin. E vetmja pengesë për të është mungesa e pjesëmarrjes në gara evropiane.Eden Hazard
Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge” por këtë vit ai është sërish në formë të shkëlqyer duke ndihmuar skuadrën të jetë pretendente për titullin. Hazard ka shënuar 11 gola për ekipin londinez në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve. Ylli belg pritet të shkëlqejë edhe në Kampionatin botëror në Brazil.