Garcia: Kemi kohë për Juven

Pasi arkivioi suksesin me Genoan, rrugëtimi në kampionat i Romës vijon me sfidën e shtëpisë ndaj Livornos. Rudi Garcia kërkon përqendrim maksimal nga verdhekuqtë."Duhet të luajmë pa i bërë llogaritë për rotacion, sepse janë tri pikë për t'u fituar. Nuk mund të mendojmë në këtë moment për përballjen e Kupës së Italisë me Juventusin. Livorno ka ndryshuar trajner, por futbollusët janë po ata, edhe pse kanë shitur ndonjë element. Duhet të luajmë në nivelin më të lartë të mundshëm, sepse është një ndeshje e rëndësishme e kampionatit. Shpresoj që edhe tifozët të jenë të shumtë në Olimpiko."Më pas ai ka dhënë një moment edhe në lidhje me De Rossin që gjithmonë e më shumë po shfaqet në pozicionine Maskeranos te Barcelona.Tekniku francez më pas ka folru edhe për formacionin e mundshëm më të cilin mund të luaj Roma sot si dhe merkaton."Për momentin kemi mjaftueshëm futbollstë për të zhvilluar tri ndeshje, dhe unë jam i përqendruar te e para. Duhet të jemi të durueshëm me Balzaretin, sepse i duhen 8 ditë për t'u riaftësuar. Për këto ndeshje mungesa e tij nuk është shumë problem, por nëse do të mungojë gjatë po. Në të majtë përvese Dodo mund të luajnë Torosidis, Romagnoli, e Markinho."