Tiranë, kamioni përplas për vdekje kalimtarin, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në rrugën e Elbasanit në kryqëzimin me bulevardin Bajram Curri , ku një kamion me targa TR 4690P ka përplasur për vdekje një kalimtar.Mësohet se viktima është i seksit mashkull rreth 34 vjeç, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionit, shtetasit me iniciale Gj.K. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.