Shqipëria parë nga NASA për herë të parë foto të vendit tonë ditën dhe natën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2014, 22:12
NASA e ka kthyer, pas shumë kohësh vemendjen tek ne, duke publikuar disa foto të bëra me satelit të Shqipërisë, ditën dhe natën. Në foto shfaqet shumë qartë mënyra se si duket vendi ynë nga lart.Pamja madhështore ditën tregon një pjesë të madhe të shtetit shqiptar, kurse tek fotoja e mbrëmjes shteti shqiptar dallohet qartë, edhe pse shkëlqen më pak nga elektrifikimi. Megjithatë, ky është atdheu ynë, i cili duket madhështor edhe nga hapësira. Publikimet e mëparshme të Nasas për Shqipërinë kanë qenë për zjarret dhe përmbytjet që shkaktuan katastrofa në vend rreth dy vjet më parë.