Vrasja e Hasan Taljas, policia arreston një të dyshuar
Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Hasan Talja.Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e policisë së komisariatit nr 4 në kryeqytet kanë prangosur Gjin Nikën nga Bulqiza i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit të kromit Talja por edhe të vrasjes së Qerim Markut, gjithashtu biznesmen në fushën e kromit. Ky i fundit u ekzekutua më 2 shtator të 2013-ës në qytetin e Bulqizës."Më datë 20.01.2014 nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, u arrit kapja e të kërkuarit Gjin Ali Nika, 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në fshatin Ferraj Tiranë. Në ngarkim të tij, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar në mungesë si autor për vrasjen e shtetasit Qerim Marku, ngjarje kjo e ndodhur në Dibër. I kërkuari u kap në fshatin Ferraj Tiranë, ai dyshohet si autor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë. Aktualisht nga strukturat e policisë po punojnë për dokumentimin ligjor të aktivitetit të tij kriminal" thuhet në deklaratën e policisë.Hasan Talja u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 17 Janarit në prangun e shtëpisë së tij, në rrugën “Bajram Allaraj”, në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë. 42-vjeçari po kthehej në banesën e tij dhe në mometin kur po hapte derën është qëllluar me armë zjarri.Një nga pistat kryesore të policisë është aktiviteti në fushën e kromit të viktimës pasi Hasan Talja zotëronte një galeri kromi prej 8 vitesh në Bulqizë,në zonën D.Sipas policisë, biznesmeni ka patur edhe disa konflikte në qytetin e Bulqizës pikërisht për kromin.Ndërsa edhe vëllai i viktimes, sipas policisë është arrestuar 2 vjet më parë, edhe ai për konflikte mbi galeritë e kromit, ku në mjetin e tij u gjetën 300 kg lëndë eksplozivë.