Dhunohen zyrat e PD në Manëz, Halimi: Prapavijë politike, për frikësimin e opozitës

Dhunohen zyrat e Partisë Demokratike në Manëz të Durrësit. Deputeti i këtij qarku Eduard Halimi deklaroi se shkatërrimi i kësaj zyre është me prapavijë politikë ndërkohë që i bëri thirrje policisë që të vendosë sa më parë para drejtësisë fjatorët e vërtetë. Sipas Halimit këto ngjarje kriminale kanë si synim që të frikësojnë opozitën.Në vendngjarje kanë shkuar dhe po ndjekin veprimet shërbime të Komisariatit të Policisë Shijak.Nga verifikimet e para rezultoi se depërtimi në ambientet e kësaj zyre është bërë nëpërmjet një hapësire të krijuar në murin e pasëm të ndërtesës.Krahas përvetësimit të disa orendive të zyrës si frigorifer, një fotokopje, një printer, një kompiuter dhe rreth 20 copë karrike, brenda ambienteve të zyrës u konstatuan edhe katër vatra zjarri.Ndërkohë Grupi Hetimor i krijuar po vijon veprimet e para në funksion të grumbullimit të provave e fakteve në vendin e ngjarjes. Njëkohësisht po hetohet lidhur me identifikimin e autorëve të kësaj vjedhje.