Rrezikohet Muzeu Arkeologjik i Korçës, institucioni nuk paguan dot qeranë e godinës
Vështirësitë financiare të dikasterit të Kulturës po çojnë drejt mbylljes Muzeun Kombëtar Arkeologjik në qytetin e Korçës. Pronarët e ndërtesës ku ndodhen mbi 15 mijë objekte arkeologjike, kërkojnë t`u paguhet qeraja. Ndërsa specialistët japin alarmin se mbyllja e fondit do ta bëjë të pamundur ekzistencën e vetë muzeut.Ngërçi me muzeun arkeologjikka nisur vite më parë, kur njëra prej ndertësave të tij iu kthye pronarëve me vendim gjykate, ndërsa ndërtesa tjetërku janë të ekspozuara objektet kaloi në pronësi shtetërore.Pronësia dyfishe e ndërtesave ,që ndodhen në të njëjtin oborr dhe që konsiderohen pjesë integrale të njëra tjetrës ka sjellë jo pak vështirësi në mirëfunksionimin e këtij insitucioni ndër vite.Ndërsa sot ,kur Instituti i Arkeologjisë ,që ka në administrim ndërtesën ku ndodhet fondi dhe laboratorin e restaurimit,e ka të pamundur të shlyejë detyrimet ndaj pronarëve, po vihet në diskutim vijimësia e tij. Arkeologët vijojnë të këmbëngulin për gjetjen e një zgjidhje me pronarët , me qëllim që objektet e fondit të mos lëvizen.Muzeu arkeologjik kombëtar është krijuar në vitin 1985 dhe ka një pasuri prej 15 mijë objektesh që i përkasin kryesisht periudhës së prehistorisë.