Merret peng dhe grabitet një taksist në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës

Një taksist është marrë peng dhe është grabitur në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.Denoncimin në polici e ka bërë vetë taksisti, duke deklaruar se është marrë peng dhe është grabitur nga dy persona, të cilët e kanë rrëmbyer me një automjet në Durrës.Sipas shoferit të taksisë, grabitësit e kanë sjellë atë me makinë deri në Tiranë, duke ushtruar dhunë.Ende nuk dihet shuma e grabitur dhe nuk ka detaje të plota në lidhje me këtë ngjarje, por policia e cila ndodhet në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.