Milanoviç i del në krah Ramës: Në BE ka paragjykimie ndaj disa rajoneve e etnive

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç ndodhet sot në Tiranë ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.Ai është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama me të cilin ka zhvilluar një takim tetë a tetë dhe më pas të dy kryeministrat kanë zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët për mediat.Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Kroacia është një histori suksesi jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin."Shqipërinë dhe Kroacinë e lidh një miqësi që ndërthyeret me lidhje historike dhe një prespektivë të përbashkët europiane. Kroacia është për ne një model suksesi, një shembull frymëzues dhe një partner që na inkurajon në rrugën drejt BE-së. Kroacia është një histori suksesi jo vetëm për rajonin por edhe padyshim edhe për ne. Ne besojmë që anëtarësimi i Kroacisë në BE dhe paralelisht edhe marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë janë dy ngjarje të mëdha në funksion të një fryme të re në rajon. Ne dëshirojmë shumë forcimin e bashkëpunimit me Kroacinë në të gjitha planet dhe jam shumë i këqaqur që lexojmë një vullnet të qartë për të shkuar më tutje dhe për të thelluar këtë bashkëpunim. Sigurisht që ne e konsiderojmë edhe pjesëmarrjen e përbashkët në projektin shumë të rëndësishët të TAP si një nismë me potenciale të larta në zhvillimin energjitik por edhe në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë” tha Rama.Rama është shprehur më tej se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është në radhë të parë një proces modernizimi për vetë vendin.“Jam i bindur se prapavija funksionuan në dëm të marrjes së këtij vendimi për statusin por nga ana tjetër jam i bindur se ku proces është i domosdoshëm për modernizimin, demokratizimin dhe europianizimin e Shqipërisë. Pavarësisht mandateve dhe afateve ne do të vazhdojmë me vendosshmëri rrugën tonë drejt integrimit si një domosdoshmëri  të një rrugëtimi brenda vetes, për të nxjerrë më të mirën si një vendi  denjë për në BE” shtoi Rama.Rama: Jo mbylljes së ambasadës së Shqipërisë në ZagrebKryeministri mohoi edhe zërat për mbylljen e ambasadës së Shqipërisë në Zagrep duke shtuar se vendi ynë kërkon të forcojë prezencën dhe lidhjet me Kroacinë.“Nuk është e vërtetë që do të mbyllet ambasada e Shqipërisë në Kroaci.Ne jemi në një proces reformimi të shërbimit tonë diplomatik dhe po racionalizojmë burimet tona. Do të ketë shkurtime, por në funksion të forcimit të prezencës së lidhjeve tona me pjesën më të madhe të vendeve.Por Kroacia është ndër vendet, ku ne duam të forcojmë më shumë prezencën dhe lidhjet tona” u shpreh Rama.I pyetur nëse qershori është një datë realiste që Shqipërisë t`i jepet statusi i vendit kandidat, kryeministri kroat u shpreh se çdo gjë është reale për një shtet si Shqipëria që është anëtar i NATO-s. Ai theksoi se Kroacia do të kundërshtojë çdo prapavijë që  do të kundërshtojë statusin e Shqipërisë.“Unë mendoj se mund të jetë pasi në politikë çdo gjë është reale. Nëse një shtet është anëtar i NATO-së mund të bëhet edhe anëtar I Bashkimit Europian  sepse i ka plotësuar standartet që kërkon Bashkimi Europian. Por nga ana tjetër ne si anëtar i BE-së do të jemi kundër çdo prapavije që vjen nga disa qarqe rajonale në BE sepse këto qarqe kanë qënë edhe në rastin tonë” u shpreh ai.Kryeministri kroat gjatë vizitës së tij në Tiranë do të zhvillojë takime edhe me presidentin Bujar Nishani dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.Gjatë vizitës së kryeministrit kroat në Tiranë pritet të nënshkruhen marrëveshje të përbashkëta për çështjet rajonale, do diskutohet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimi në fusha të përbashkëta në infrastrukturë dhe energji.