Analiza e policisë së shtetit, Tahiri: Kemi gjetur policinë në gjendje të mjerueshme

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar sot se e ka ka gjetur policinë e shtetit në një gjendje të mjerueshme.Duke folur në analizën vjetore të policisë së shtetit, Tahiri u shpreh se policia ishte kthyer në militantë  dhe nga sekserë të cilët bënë pazar me krimin."Kemi gjetur policinë e shtetit në gjendje më të keqe në historinë e vet. E gjetëm policisë e shtetit që drejtohej nga militantë që edhe publikisht guxonin ta quanin kryetarin e opozitës së djeshme Hitler dhe po publikisht të quanin për baba shpirtëror suprem liderin e opozitës së sotme. Kuptohet se e drejtonin policinë me një sy nga vetja dhe një sy nga partia. Korrupsion gjerësisht i përhapur  nga rryshfeti në rrugë tek pazari me krimin për trafiqe droge dhe të tjerë deri aty  sa partneritet me agjensitë ligjzbatuese për kapjen e të kërkuarve që duhet të vuajnë dënimet në vendet e tjera u kishin vënë çmimin e pazarit që duhet të paguhej ndërmjet sekserit dhe kupolës drejtuese të policisë së shtetit dhe të kërkuarit vetë. Për të mos folur për paaftësinë e militantizimit që qeveria ka luajtur dhe që kishte ngjitur në drejtim të policisë pa pyetur për asnjë standarti dhe merite apo rezultati në detyrë. Një pjesë e tyre që nuk janë pjesë e policisë së shtetit janë atë që opozita e sotme i quan heronj. Heronjtë e partisë besoj e kanë fjalën se për sigurinë e qytetarëve nuk menduan dhe punuan sa duhet dhe jo më të bënin ndonjë heroizëm dhe sa ti quanim të gjithë me përulje heronjtë e popullit” tha Tahiri.Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi është shprehur se zbulueshmëria e krimeve të rënda mbetet e ulët.“Specialistët e krimit janë mbyllur në zyra dhe e kanë harruar terrenin duke lënë pas dore veprimtarinë operative, informative dhe gjurmuese duke e justifikuar me ngarkesë për dokumentacionin procedurial të deleguar nga  prokurori. Burime të pamjaftueshme informacioni që vjen si rezultat i mungesës së profesionalizmit, mungesës së besimit si dhe pune formale të specialistëve të nëjsisë kriminale në terren” tha Didi.Sipas Didit një nga problemet është implementimi i ligjit antimafia sidomos në çështjen e konfiskimit të aseteve të sekuestruara. “Duhet të rritet numri i hetimeve pro aktive ndaj pasurive që rrjedhin nga aktivitetet kriminale jashtë Shqipërisë por që riinvestohen brenda vendit. Pasuritë e luajtshme të konfiskuara shkojnë afërsisht në vlerën e 571 mijë e 355 euro, përfshirë edhe rastet e konfiskuara të pasurive të paluajtshme të pavlerësuara. Pra sic duket edhe nga shifrat  numri i revokimeve nga gjykata është i lartë dhe ka dhënë një impakt negative në rënien e treguesve të konfiskimeve” tha Didi.Sipas Didit, vrasjet me dashje kanë shënuar një rënie gjatë këtij viti por shtoi se duhet të rihetohen edhe rastet e vjetra."Vrasjet me dashje kanë ruajtur një tendencë me pak luhatje dhe pak a shumë të njëjtë gjatë viteve të fundit duke pasquruar një rënie prej 18 vrasje më pak se viti 2012. Gjithashtu janë evidentuar 107 raste të zbuluara. Një nga faktorët që ndikon drejtëpërsëdrejti në uljen e kriminalitetit është rihetimi i krimeve të vjetra, të pazbuluara ku gjatë një viti është bërë zbulimi i 12 raste të vjetra. Në Shqipëri lidhur me motivet e krimit vazhdojnë të evidentohen motivet e gjakmarrjes, hakmarrje, motivet e pronësisë dhe motive të dobëta  si dhe janë shënuar 24 raste të krimit në familje” tha Didi.Ndërkaq kryeprokurori, Adriatik Llalla, në përgjigje të partnerëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë zgjidhje nga institucionet shqiptare, për rastin e “21 Janarit”, theksoi se çështja është komplekse, ndërsa garantoi se për zbardhjen e saj ka një hetim gjithëpërfshirës." Me të drejtë partnerët tanë ndërkombëtarë ngrejnë çështje që kërkojnë zgjidhje nga institucionet shqiptare, ku përmendet gjerësisht rasti “21 Janari”. Kjo çëshje komplekse ka disa dimensione:Së pari, një pjesë e hetimit, ajo që ka të akuzuar konkret, tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë;Së dyti, për personat e akuzuar si organizatorë të protestës së “21 Janarit” është pushuar çështja, për shkak të amnistisë së vitit 2012.Së treti, ajo që është pjesa më e rëndësishme në këtë diskutim, janë faktet ende të pazbardhura për njërën prej vrasjeve dhe veprimet arbitrare të ushtruara nga ana e policisë kundër protestuesve.Siç jeni në dijeni, për zbardhjen e këtyre elementëve të hetimit ka një angazhim të Prokurorisë së Përgjithshme. Pak javë më parë janë zhvilluar analiza të detajuara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, të cilat janë karakterizuar nga vullneti i përbashkët për të arritur në përgjegjës konkretë. Organi i Prokurorisë, krahas hetimeve të saj, ka lënë edhe detyra konkrete për strukturat e policisë gjyqësore për zbardhjen e të gjithë veprimeve antiligjore.Duhet të theksoj se hetimi është gjithëpërfshirës, ku përfshihen edhe ato pikëpyetje, për të cilat ka ndjeshmëri të lartë në media dhe në opinionin publik"- tha Llalla.