Dropull, rritet numri i grabitjeve të banesave
Kriza ekonomike rrit numrin e grabitjeve në Dropull. I veçantë është fakti se tashmë grabitjet bëhen edhe për sende jo me shumë vlerë si dhe për sasi lekësh të vogla.Grabitësit në ndryshim nga vjedhjet e mëparshme janë fokusuar në banesat e emigrantëve apo të atyre që lëvizin drejt vendit fqinj në raste festash apo fundjavë.Pesë banesa janë grabitur brenda nje harku të shkurtër kohor në fshatin Terihat, ndërkohë që në Goranxi ka rënë pre e grabitësve vetëm një banesë.Banori i fshatit Jorgo Boçi pohon se i jane grabitur objekte të çmuara dhe një sasi prej 3 milion lekësh. Ai shprehet se policia ka ekspertuar gjithçka, por shqetësuese për këta banorë mbetet ruajtja nga policia e cila ndodhet në vendngjarje pass grabitjeve pa mundur t'u paraprijë atyre. Ai pohon se fshati ka rënë shpesh pre e grabitjeve, ndërsa së fundmi janë grabitur 5 deri në 6 banesa brenda një nate.Duke pohuar frikën që ekziston tek banorët ai kërkon mbrojtje dhe më shumë vëmendje nga qeveria dhe ministri i brendshëm, ndërsa ka risjellë në kujtesë premtimin e kryeministrit Rama për të organizuar një postë policore në zonën e minoritetit.