Sesioni i ri parlamentar, përfundon seanca e parë plenare

Kuvendi nisi sot punimet e sesionit të ri parlamentar. Seanca plenare nisi në orën 17:00 të pasdites dhe ka zgjatur vetëm 3 minuta, të mjaftueshme për të kaluar kalendarin tre javor 20 janar-20 shkurt. Seanca e radhës do të mbahet të enjten në orën 10:00 të paradites. Kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur më herët se prioritete të këtij sesioni parlamentar do të jenë reforma territoriale dhe ajo në drejtësi.Ndërkohë të mërkurën do të mblidhet Konferenca e kryetarëve, ku pritet të miratojë këtë javë ngritjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajë opozita në lidhje me këtë komision.Dy ditë më parë, për Ora News, kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka, deklaroi se drafti nuk lë asnjë hapësirë konsensusi. Numri 1 i demokratëve në Kuvend tha se PD do të hartojë paketën e saj të propozimimeve për ndarjen e re territoriale.Mazhoranca propozon një komision me 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 nga opozita, nën bashkëdrejtimin PS-PD. Propozohet qe komisioni te zgjasë 3 muaj. Konferenca e kryetarëve pritet të miratojë këtë javë ngritjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajë opozita në lidhje me këtë komision.Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, opozita kundërshtoi ngritjen e këtij komisioni dhe kërkoi më shumë kohë për t`u njohur me draftin.