Elbasan, komuna e “harruar” e Gjergjanit, nuk përfiton investime prej vitesh

Komuna Gjergjan që prej disa vitesh nuk ka marrë asnjë investim duke e vështirësuar jetën e komunitetit në këtë zonë.Sipas kryetares së komunës gjergjan Lumturi Hoxha situata është rënduar më shumë edhe si pasojë e kthimit të emigrantëve për shkak të krizës ekonomike në vendet ku ata punonin. Drejtuesja  e pushtetit vendor bën apel për ndërhyrje urgjente në infrastrukturë, arsim dhe në ujsësjellës.Një tjetër shqetësim për këtë komunë sipas kryetarës Hoxha mbetet dhe bllokimit I legalizimeve të banesave.Janë 300 dosje në zyrën e legalizmeve që presin të kryhet ky proces. Kjo sipas ekspertëve do të   zhbllokonte situatën duke i ardhur në ndihmë zhvillimit të biznesit dhe shit-blerjes së objekteve të ndryshme.