Zonja e Parë, Michelle Obama feston 50-vjetorin e lindjes

“Shtëpia e Bardhë” e mbajti sa më sekret që mundi festën e 50-vjetorit të Michelle Obamas, të shtunën mbrëma, por disa detaje kanë filluar të dalin në dritë.Beyonce këndoi disa nga këngët e preferuara të Zonjës së Parë, dhe festa zgjati të pakten deri rreth orës 2 të mëngjesit. Festa kishte të ftuar personalitete të ndryshme të famshme në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mbështetës të Presidentit Obama si, Samuel L. Jackson, këngëtari Smokey Robinson dhe Legjenda e Basketbollit Magic Johnson.Thuhet gjithashtu se bashkëshorti i Beyonces, muzikanti dhe biznesmeni Jay Z, ishte i pranishëm. Ai kishte një koncert në Ëashington të enjten. Presidenti Obama ishte pranë bashkëshortes, pavarësisht se mediat aludojnë se në martesën e tyre ka pasur probleme dhe se pas përfundimit të mandatit të tij, çifti do të divorcohet. Për momentin duket se çifti vazhdon martesën normalisht.Edhe pse ditëlindja e Znj Obama ishte të premten , festa u mbajt të Shtunën nga “Shtëpia e Bardhë”. Përgjatë javës Znj Obama bëri disa batuta rreth faktit që po shkon drejt daljes në pension.