Zoto: Reformimi i sistemit të burgjeve, i domosdoshëm

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka bërë sot analizën 1-vjeçare të punës së saj. Në fjalën e tij, drejtori i burgjeve Artur Zoto ka theksuar se arratisja e 7 të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë tregon domosdoshmërinë e reformimit të sistemit."Viti 2013 përveç arritjeve ka pasur edhe disa shkelje  të rregullave dhe mangësive të sigurisë. Ngjarja e Korçës demostroi domosdoshmërinë që ka sistemi për reformimin dhe për më tepër mungesë të profesionalizmit dhe neglizhencë të detyrave funksionale. Arratisja e 7 të burgosurve nga seksioni i sigurisë së lartë përbën një ngjarje të rëndë por pavarësisht masave administrative dhe arrestimit të 21 punonjësve të policisë u takon institucioneve të tjera të përcaktojnë mënyrën e organizimit dhe veprimet korruptive që mund të ketë patur në lidhje me këtë ngjarje” tha Zoto.Një tjetër problem sipas drejtorit të burgjeve është edhe mangësia e zbatimit të procedurave të dhënies  së lejeve për të burgosurit.“Gjatë vitit 2013 janë shënuar 9 raste të moskthimit nga lejet shpërblyese të krahasuar me 12 raste që kanë qënë në vitin 1012.  Çështja e lejeve shpërblyese dhe të veçanta janë një e drejtë por ajo që duhet të bëhet është eleminimi i veprimeve abuzive dhe korruptive në dhënien e tyre. Ngjarja e ditëve të fundit nxjerr edhe njëherë në vëmendje ndaj zbatimit të ligjshmërisë ndaj kësaj të drejtë. Dhënia e lejes duhet të konsiderohet si një e drejtë për atë kategori e të burgosurve të cilët përveçse plotësojnë kriteret që përcakton ligji demonstrojnë sjellje integrimi dhe rehabilitimi në shoqëri” tha Zoto.Naço: Të vendosur për sistem drejtësie të pavarurNdërsa ministri i drejtësisë Nasip Naço theksoi se reformimi i drejtësisë është thelbësor dhe se qeveria është e vendosur për të luftuar korrupsionin.Ai shtoi se projekti për mbikëqyrjen elektronike është një zgjidhje e integruar brenda shërbimit të provës dhe se ky projekt ndihmon qytetarët që kanë probleme me drejtësinë.Ministri i drejtësisë shtoi më tej se qeveria është e vendosur që të ndërtojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm.