Meta në Marsejë, merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Mesdheut

Fillon punimet sesioni i VII i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, qe do te mbahet në Marsejë të Francës.Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, i cili shoqërohet nga deputetët Dashamir Shehi dhe Klodiana Spahiu.Meta merr pjesë në punimet e Sesionit të VII të Asamblesë Parlamentare me ftesë të Kryetarëve të dy Dhomave të Parlamentit të Francës, Presidentit të Asamblesë Kombëtare z. Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit të Francës z.Jean-Pierre Bel.Asambleja Parlamentare do të diskutojë gjatë tre ditëve të punimeve të saj për prioritetet e rajonit të Mesdheut, ku në fokus do të ketë zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit në Mesdhe.Meta do të pritet nga Claude Bartolone dhe Jean Pierre Bel, si dhe nga kryetarë të tjerë të Parlamenteve të Marokut, Monakos, Tunizisë dhe delegacione parlamentare të larta të të gjitha vendeve të Mesdheut.