Projekti për devijimin e Radikës, protesta kundër projektit në Tiranë e Peshkopi
Devijimi i lumit Radika për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës, ka ngritur në protestë shoqërine civile, ambjentalist dhe qytetarët.Të vendosur para Piramidës, përbri Këshillit të Ministrave, protestuesi kundërshtuan fort devijimin e lumit, pasi sipas tyre do të ishte një shkatërrim për ekosistemin e vendit. Gjithashtu ata kërkuan dhe mbajtjen e një referendumi lokal mbi këtë çështje.Inxhinieret hidroteknik, Tefik Jefeni, theksoi se ky devijim karahas shkatërrimit të ekosistemit, sjell dhe kosto financiare për vendin duke ulur prodhimin e energjisë.Si në shumë raste, kjo protestë nuk kaloi dhe pa mosmarrveshje mes palëve, të nxitura këto jo vetëm nga protagonzimi, por ndoshta dhe nga ndikimet politike.Ashtu si dhe me armët kimike, protestes ju bashkangjit dhe Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, e cila garantoi se kjo kauzë do të ngrihet fuqishëm dhe në sallën e Parlamentit.