Bllokohen në Qafë Thore të Shkodrës 11 turistë çekë

11 turistë çekë kanë mbetur të bllokuar në Qafë Thore të Shkodrës.Turistët alpinë kanë njoftuar ambasadën e Çekisë në Tiranë, se kanë mbetur në mal dhe kanë humbur rrugën.Ndërkohë, policia e shtetit ka theksuar se nuk ka asnjë njoftim për humbjen e 11 alpinistëve çekë ndërsa banorët e Qafë Thores kanë deklaruar se i kanë parë mëngjesin e sotëm në këtë zonë.