Igumenicë, kapen 60 kg marijuanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2014, 10:46
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek në Igumenicë. Sipas informacioneve, droga është kapur në një furgon i cili vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.Mësohet se drejtuesi i furgonit nuk iu është bindur urdhërit të policisë greke për të ndaluar por ka shtuar shpejtësinë duke çarë edhe post-bllokun e policisë.Pas ndjekjes së policisë, trafikantët kanë braktisur furgonin me drogë dhe janë larguar duke u shpëtuar arrestimit nga ana e policisë.Ndërkohë policia greke po vijon kërkimet për kapjen e trafikantëve të cilët dyshohen se janë shtetas shqiptarë.