Dhuna në familje në Lezhë, juristët dhe psikologët reflektim tek fëmijët

Rritja e rasteve të dhunës në familje në qarkun e Lezhës, është kthyer në një fenomon shqetësues për këtë rajon, por për juristët dhe psikologët në Lezhë më problem janë rastet e padenoncuara.Avokati Fran Lleshi shpjegon se vështirësitë e përballjes në gjykatë të bashkëshortëve janë të mëdha, ndërsa më të prekurit janë fëmijët.Thyerja e tabuve, ka bërë që në opinionin publik të përcillet mesazhi i intolerancës ndaj dhunës në familje. Për psikologun Jetmir Nikolli, kultura familjare e deritanishme e parashikonte këtë si një  tolerance ndaj bashkëshortit ndërkohë që problem mbeten rastet e padenoncuara.Ndonëse më shumë e ekspozuar është dhuna ndaj gjinisë femërore, nuk mungojnë rastet e dhunës ndaj burrave dhe fëmijeve, por në çdo rast juristë dhe psikologë kërkojnë që personat e dhunuar të mos qëndrojnë indiferentë.