Trafik në Durrës, semaforët jashtë funksionit

Rëndohet gjendja e trafikut në qytetin e Durrësit si pasojë semaforëve që janë jashtë funksionit që prej disa vitesh.Në shumë kryqëzime, trafiku i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve vështirësohet, nga mungesa e një rregulli që përcakton pikërisht semafori.Burime nga bashkia e Durrësit kanë bërë të ditur se këtë vit do të vihen në punë të gjithë semaforët e prishur, pasi ndërmarrja e rrugëve ka kërkuar një fond të posacëm për këtë qëllim.Të njëjtin shqetësim kanë dhe përfaqesues të policisë së qarkullimit rrugor.Aktualisht vetëm dy semaforë janë në gjendje pune në gjithë qytetin e Durrësit, semafori tek stacioni i trenit dhe ai në hyrje të Durrësit. E njëjta situatë është edhe në zonën e plazhit, ku prej vitesh semaforët janë të prishur.