Lezhë, trashëgimia kulturore në rrezik, kërkohet vëmendje, situatë e rëndë

Trashëgimia kulturore dhe historike e Lezhës është në rrezik ekzistence. Kjo situatë po dëmton identitetin e të gjithë rajonit,  dhe për këtë duhen marrë masa.Historianë, specialistë të monumenteve të kulturës, drejtues vendor e përfaqësues të ministrisë së kulturës, pranojnë neglizhencën e krijuar ndaj këtyre aseteve gjatë 23 viteve, ndërsa ndërgjegjësimi shihet si mundësia e vetme e ripërtëritjes dhe mbrojtjes se kësaj trashëgimie.Të mbledhur në Lezhë nga shoqata Basania, apeli i tyre shkon si këmbanë për për ata që kanë detyrim të jenë vëzhguesit dhe mbrojtësit e këtij identiteti.Shtëpi karakteristike, objekte kulti, historike, relika, etnografia dhe në përgjithësi kultura e rajonit të Lezhës është nën kërcënimin e zhdukjes.