“Lum” droge nga Lazarati, kapen 275 kg marijuanë, 2 kushërinj në pranga
Vijon lumi i drogës nga Lazarati. Këtë radhë janë sekuestruar 275 kg marijuanë dhe 2 armë zjarri që po dilte nga Lazarati në drejtim të Tepelenës.Operacioni është zhviluar në orët e natës në aksin rrugor Gjirokastër - Uji i Ftohtë, ndërsa kanë rënë në pranga poseduesit e lëndës narkotike dy kushërinj, 30 vjeçarë nga fshati Dukaj i Tepelenës.Sipas policisë dy të arrestuarit Behar Islami dhe Robert Islami po transportonin lëndën narkotike më një automjet xhip me targa të huaja nga Lazarati në drejtim të Tepelenës.Të pikasur nga specialistët e sektorit të narkotikës që prej nisjes nga Lazarati policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa ka njoftuar edhe postobllokun e policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë me qëllim bllokimin e automjetit.Pas thirrjes së policisë për të ndaluar, drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë duke arritur të çajë postobllokun e policisë duke rrezikuar kështu edhe jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar lëvizjen më shpejtësi.Në afërsi të urës së Leklit dy shtetasit kanë braktisur automjetin dhe janë futur në shtratin e lumit Drino. Pas gjysmë ore ndjekjeje janë mundur të ndalohen nga specialistët e sektorit kundër narkotikëve.Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në bagazhin e automjetit dhe në sediljen e pasme kishte 199 pako në formë cilindrike me peshë të ndryshme, gjithsej rreth 250 kg mariuanë.Ndërkohë operacioni ka vazhduar edhe në fshatin Dukaj ku në banesën e shtetasit Behar Islami u gjetën në depo 2 armë zjarri dhe 5 thasë plastmasi të mbushur me 25 kg mariuanë lëndë narkotike në formën e bohçes fshehur në bidona plastikë.Policia ka bërë ndalimin e dy shtetasve, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve"dhe "Prodhim dhe mbajtje të armëve e municioneve luftarake".