Rreziku nga helmet në Finiq, vendorët e ambientalistët: Ndërhyrje urgjente

Rreth 50 fuçi me helme të rrezikshme janë zbuluar ditët e fundit në rajonin e komunës së Finiqit.Sinjalizimin e ka dhënë një banor i fshatit Finiq rreth 10 ditë më parë. Sipas burimeve mësohet se groposja e tyre ka ndodhur rreth 22 vite më parë, kohë kjo kur është bërë edhe shpërbërja e kooperativës  bujqësore të Finiqit.Pesticidet e groposura ndodhen rreth 2 km larg zonës së banuar, në afërsi të varrezave publike të fshatit. Ato janë të groposura në një thellësi rreth 1 m dhe kapin një sipërfaqe prej 100 m2.Sinjalizimi nga një fshatar i kësaj zone tek AJMMI, Agjensia mjedisore Jonianët, me qendër në qytetin e Sarandës ka bërë që anëtarë të saj ta marrin serioz sinjalizimin  duke dërguar specialistë në terren.Kryetari i Agjensisë AJMM-i, Shkëlqim Hajno theksoi se këto helme janë mjaft të rrezikshme për jetën e banorëve.“Në esencë sinjalizimi ka pasur të bëjë me groposjen e një sasie jo të vogël mbi 50 fuçi me pesticide e helme të tjera të ndryshme të cilat kanë pasur destinacion përdorimin e tyre para viteve 1990. Ky ka qenë informacioni, diku në afërsi të Finiqit janë groposur një sasi prej 50 fuçi të mbushura me helme, të llojit kimikate të ndryshme. Mjaftoi ky sinjalizim nga njerëz që banojnë në afërsi të Finiqit dhe nga fshati Shijan që ne të viheshim në lëvizje. Shkuam në zonë, me mjete si skrep, hapëm pak vend dhe saktësuam se lajmi kish qenë i drejtë ndërsa saktësuam edhe disa prej emërtimeve të helmeve, dhë bëmë përsëri mbulimin e vendit. Pas kësaj u konsultuam me ekspertë të helmeve. Dhe u përcaktua se bëhej fjalë për helmet ë rrezikshme. Pas kësaj kontaktuam me kryetarin e komunës së Finiqit, Sokrat Spiro, i cili është treguar shumë i gatshëm për hapat e tjera të procesit” tha ai.Xhemal Mato, përfaqësues i  EKO Lëvizje, ka theksuar se helmet kanë  filluar të përhapen në tokë dhe duhet të merren masa urgjente.“Para se të dilnim në një përfundim natyrisht që jemi konsultuar edhe me ekspertë të fushës. Nga etiketat që kemi nxjerrë nga helmet e groposura kanë dalë të groposura në sasi të ndryshme pesë lloje kimikate të rrezikshme si zhivë, fostoksinë etj, të cilat që të pesta janë hequr nga qarkullimi dhe nuk lejohen të përdoren për rrezikshërinë që ato paraqesin. Madje disa prej tyre rezultojnë të jenë kimikate organike të qëndrueshme, që do të thotë se nuk shpërbëhen kur shkojnë tek bari, tek rrënjët, tek pemët, tek kafshët, tek njeriu. AJMM- i në rastin konkret ka bërë një depistim nga është bërë thirrje, për ta vlerësuar seriozisht dhe në mënyrë shkencore, mjedisore dhe shoqërore këtë lloj situate, që për ne deri në këtë fazë përbën një rrezik. Kjo sepse: 1.Janë groposuar në mënyrë ilegale pa një kontroll, pa një studim, pa një ekspert të fushës. Që këtu fillon rreziku.2.Këto që janë zbuluar deri tani janë të gjitha pesticide të rrezikshme dhe të ndaluara 3. Nga groposja e tyre ka kaluar një farë kohe dhe koha ka bërë që këto fuçi të degradojnë dhe të ndryshken dhe ka ndodhur hapja e tyre. Helmet e kimikatet e groposura në to kanë filluar të përhapen në tokë, ujë etj poredhe përmes rrënjëve të pemëve e bimëve afër tyre. Për të gjitha këto ne bëjmë thirrje, të informohet publiku, të merren masa nga insitucionet përkatëse që të bëhet një lloj vlerësimi real” tha ai.Kryetari i komunës së Finiqit Sokrat Spiro thekson se nuk ka qenë asnjëherë në dijeni për groposjen e këtyre helmeve në rajonin e komunës që ai drejton.“Në momentin që AJMMI më ka njoftuar përsa ka informacion se në afërsi të Finiqit janë të groposura fuçi me helme kam marrë masat e mija. Eshtë bërë verifikimi situatës dhe këm informuar të gjitha instancat shtetërore. Në  bashkëpunim me ta  të bëjmë rajonizimin e vendit ku ato ndodhen të groposura, deri në zgjidhjen e plotë të problemit” shtoi ai.