Mot i keq në brigjet e Durrësit, peshkarexhat në port, tragetet “mbeten” në det
Moti i keq me reshje dhe erë ka pezulluar lundrimin e anijeve te peshkimit dhe anijeve të vogla tregtare në Portin e Durrësit. Era e fortë që frynte nga jugperëndimi ka bllokuar përkohësisht mbërritjen e anijeve në këtë port.Burime nga Kapiteneria e Portit të Durrësit bëjnë të ditur se në det të hapur forca e detit shkon deri në 7 ballë, çka ka vështirësuar lundrimet dhe vijimësinë normale të udhëtimit të trageteve. Sipas të dhënave edhe tragetet me udhëtarë janë vonuar me disa orë.Sipas burimeve nga kapiteneria e portit të Durrësit forca e dallgëve me drejtim juglindje pritet që të intensifikohet në orët e pasdites.S ipas metorologëve moti i keq dhe me resheve intensive pritet që vazhdojë përgjatë gjithë javës së ardhshme.Për të mbajtur situatën në kontroll kapiteneria e portit të Durrësit ka urdhëruar mos daljen në det të anijeve me tonazh të vogël,në një kohë që sipas ecurisë së situatës meteorologjike do të vendoset dhe lëvizja e anijeve me tonazh të lartë apo edhe e trageteve.