Bulqizë, një vijë uji “ndan” një familje, 45-vjeçari sëpatë në kokë kushëririt

Konflikti për pronën rrezikon të fus në gjak dy familje brenda fisit në Ostren të Bulqizës. Bashkëshortja e Artan Jasharit kërcënon se kjo çështje nuk do të ngelet me kaq ndërkohë që i bën apel policisë të marrë  masa ose në të kundërt do të venë vetë drejtësi. Ajo tregon se burri i saj është njeri i qetë dhe gjithçka ka nisur nga kushëriri  i tij 45-vjeçar Servet Jashari.Edhe të afërm të plagosurit shprehen se autori Servet Jashari njihet si një person problematik ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Ostren të Bulqizës ku 45-vjeçari Servet Jashari ka qëlluar me sopatë kushëririn e tij Artan Jashari 26 vjeç pas një grindje me këtë të fundit për tokën.Menjëherë 26-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital por sipas mjekëve gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë pasi ka marrë goditje në kokë.Mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendngjarja por policia bërë të mundur arrestimin e tij disa orë më pas.