Zanetti refuzon të bëhet trajner te Inter

Javier Zanetti pranoi se do të dëshironte të vazhdonte "aventurën" e tij në Inter, duke refuzuar kështu mundësinë për të marrë rolin e trajnerit në Giusseppe Meazza. Ish-futbollisti i Argjentinës u rikthye nga dëmtimi i thembrës ndërsa ka thënë se për momentin është duke punuar për të kthyer formën e tij më të mirë.Sidoqoftë, Zanetti nuk ka mohuar ndonjë pozicion si trajner kur ai të largohet nga futbolli."Sinqerisht, nuk e di se çfarë do bëj, por gjithmonë kam thënë se do të dëshiroja të vazhdoj aventurën me familjen e Interit. Mendoj se çdo gjë do të sqarohet kur të vijë koha. Gjithashtu do të varet edhe nga presidenti [Erick Thohir]. Por, nuk e shoh veten si trajner. Mund t`iu siguroj se jam duke menduar që këtë sezon ta mbylli në mënyrën më të mirë. Më vonë do të mendoj për të ardhmen time" - ka thënë ai për gazetën franceze "L'Equipe".Më pas ai foli edhe për cështjen e Topit të Artë:" Sinqerisht të tre e meritojnë Messi , Ronaldo dhe Ribery, por meqënse duhet të zgjedh them Messi. Edhe Cristiano Ronaldo po bën gjera të mrekullueshme këtë sezon dhe është një futbollist I madh, por Messi vazhdon të jetë më I miri në botë. Janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, Ronaldo ishte më potent dhe ishte një sulmues I paparashikueshëm. Ndersa Messi kur ka topin në këmbë arrin të bëjë gjëra të pa-imagjinueshme me të". - Tha Zaneti.