Rriten shpërblimet për fituesin e Botërorit "Brazil 2014"
Komiteti Ekzekutiv I FIFA-s ka vendosur të rris shpërblimet për fituesin e Kampionatit Botëror në "Brazil 2014". Por shtëpia e futbollit botëror ka menduar edhe për përfaqësueset që do të marrin pjesë.Shuma totale që do t'u shpërndahet 32 pjesëmarrëseve në finalet e botëror është 576 milionë dollarë, nga 410 milionë që ishte në Afrikë 2010, pra 40.5% më shumë. Skuadra që do të ngrejë lart trofeun e lakmuar, do të përfitojë 35 milionë dollarë, ndësa finalsitja 25 milionë dollarë.Për vendin e tretë shkojnë 22 milionë dollar, ndërsa për skuadrën që do të renditet e katërta 20 milionë dollarë. Nga vendi i pestë tek i teti përfitojnë 14 milionë dollarë secila përfaqësuese, ndërsa nga i nënti tek i 16, 9 milionë dollarë. Ndërsa për 16 përfaqësueset që do të eliminohen që në fazën e grupeve shuma e premios do të jetë 8 milionë dollarë. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s u miratua një rregull i propozuar nga trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, që skuadrat të bëjnë nga dy minuta pushim në cdo pjesë, për t'u bërë ballë temperaturave të lartë në vendin latino-amerikan.FIFA, përvecëse zyrtarizoi shpërblimet e botërorit, diskutoi edhe për temat që lidhen me organizmin e Botërorit për Klube, që do të zhvillohet në muajin dhjetor, si dhe për situatën e gjykimit.