Kupa e Gjermanisë, Bayerni e Leverkuseni në çerekfinale
Mbrëmë janë zhvilluar takimet e tjera në Kupën e Gjermanisë. Bajerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë të Augsburgut. Bavarezët nuk zhgënjyen duke marrë fitoren e pastër 2-0 . Sfida u zhbllokua pas 4 minutave lojë me Arjen Robben që shënoi golin e avantazhit për kampionët e Gjermanisë. Holandezi mori një pasim nga Mario Mandzukic, që në tenativën e tij u prit nga portieri kundërshtar, por ishte Roben që e shtyu topin në rrjetë. Kualifikimi mund të ketë një kosto për Bajernin pikërisht për sa i përket Robben që la fushën për atë që në dukje u shfaq si një dëmtim i dhimbshëm në gju pas përplasjes me portierin e Augsburgut duke i lënë vendin Tomas Myller. Ndeshja u vulos në minutën e 78, kur Bajerni shënoi një tjetër gol me Tomas Myler.Nuk fal as Bayer Leverkusen që avancoi falë fitores 2-1 ndaj Freiburgut. Vetëm pas 30 sekondash Robi Kurse shënoi golin e avantazhit për Leverkusenin. Freiburgut gjithsesi nuk ju desh shumë për tu barazuar. Mathias Ginter e çoi topin në rrjetë pas krosit të Vladimir Daridas në minutën e 19-të. Në fund do të ishte Emre Can që shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e 77 për Leverkusen për ti dhënë skuadrës së Sami Hipia biletën e kualifikimit. Skuadrat e tjera që kompletuan kualifikimin në çerekfinale ishin Volfsburgu që mposhti 2-1 në shtëpi Ingolstad, si dhe Eintrachti i Frankfurtit që mundi 4-2 Sandhauzenin e Bund.