Arsenali i pandalshëm, mundet United
Arsenali ka shënuar nga një gol të shpejtë në secilën pjesë për të fituar 2-0 ndaj Hull Cityt, ndërisa kampionët në fuqi, Manchester United, ka thelluar krizën duke u mundur në fushën e saj nga Evertoni. Arsene Wenger vendosi ta pushojë sulmuesin kryesor Olivier Giroud, me Nicklas Bendtner që shfrytëzoi rastin duke shënuar në aksionin e parë të Arsenalit në minutën e 3-të.Edhe pse krijuan një lum shansesh gjatë pjesës së parë, vendasit nuk arritën të gjejnë golin e radhës. Por, Topçinjtë e filluan pjesën e dytë njëlloj si të parën, duke shënuar po pas tre minutash lojë, kur pas një asisti të Aaron Ramsey, mesfushori Mesut Ozil shënoi një gol të shkëlqyer. Fitorja e mban Arsenalin në krye të tabelës me 34 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Chelsea.Ndryshe, Manchester United, ka vazhduar serinë e rezultateve jonegative të javëve të fundit, duke u mposhtur nga Evertoni në “Old Trafford”. David Moyes për të parën herë u përballë me ish-skuadrën e tij, e cila pasi rezistoi mirë për 86 minuta, arriti të shënojë një gol në minutat e fundit dhe të marrë tre pikët. Djajtë e kuq patën shumë raste shënimi ku vlen të theksohet shtyllla e Runit që nuk ishte me fat për të kaluar në avantazh skuadrën e tij. Në fushën e lojës hyri edhe Adnan Januzaj që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, por nuk mundi të marrë një 11-metërsh dhe të konkretizonte një goditje nga distanca. Në pjesën e dytë Evra ndalet nga reflekset e Hauard ndërsa Uellbek nga shtylla dhe fati që i dolën kundër.Manchester United mbetet në kuotën e 22 pikëve në vendin e tetë të tabelës, ndërsa Evertoni renditet e pesta me 27 pikë.