Ronaldinho: Ronaldos nuk i pëlqen që jeton në kohën e Messit
Ish ylli i Barcelonës, Ronaldinjo, gjatë një interviste për “Goal.com” është shprehur se Cristiano Ronaldo është i zemëruar që jeton në të njëjtën kohë me Lionel Messin."Cristiano Ronaldo është i zemëruar që jeton në të njëjtën epokë me Messin", ka thënë braziliani për një program televiziv.Ai më pas ka lavdëruar bashkëkombësin e tij Neymar, duke thënë se ai do të mund të bëhet më i miri në botë në të ardhmen dhe se Messi do t'i ndihmojë të zhvillohet, siç vetë ky i kishte ndihmuar argjentinasit."Deco, Sylvinho dhe unë gjithmonë kemi bërë pasime për Leon, që ai të mund të adaptohet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ai do të bëjë të njëjtën gjë për Neymar. Neymar ka gjithçka dhe do të bëhet lojtari më i mirë në botë në vitet e ardhshme, por vetëm kur Messi nuk do të jetë në kulmin e tij", ka thënë Ronadinho.Në fakt kohët e fundit këto deklarata lidhur me faktin se Ronaldos nuk i pëlqen aspak që po e zhvillon karrierën e tij në epokën e Messit, janë konfirmuar nga shumë specialist. Ronaldo gjithmonë ka dashur ti shmanget këtij diskutimi duke mos e quajtur një rival, por magjia e pleshtit mund të ndalet vetëm duke qëndruar jashtë fushe i dëmtuar.