Kupa, Inter kualifikohet me vuajtje
Interi është kualifikuar në fazën e 1/16 në Kupën e Italisë. Zikaltrit mundën 3-2 Trapani-n në "San Siro", në raundin e katërt të Kupës së Italisë "Tim Cup", në fund të një ndeshjeje që dhuroi shumë emocione deri në vërshëllimën e fundit.Skuadra e Mazarrit do ta niste mjaft mirë ndeshjen dhe do të dominonte tërësisht pjesën e parë. Zikaltrit kalojnë në avantazh që në minutën e katërt me Guarin. Më pas në 5 minutat e fundit të pjesës së parë Belfodil dhe Taider e dërgojnë skuadrën me një avantazh të trefishtë.Por, miqtë rifuten në lojë me një tjetër ritëm dhe shkurtojnë distancën me anë të Caçetta në minutën e 54-të dhe Madonia në të 90-ën.Trapani, detyrohet në fund të dorëzohet përpara zikaltërve, të cilët shkojnë kështu në raundin e 1/16-ave, ku do të përballen me Udinese-n. Mazzarri vendos të aplikojë rotacionin, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë Kovacic, pas shpinës së Belfodil, sulmues i vetëm, dhe me brazilianin Wallace si mesfushor të avancuar nga e djathta.Një prani e theksuar edhe e tifozëve siçilianë, rreth 2500 mbështetës në "San Siro", për të ndjekur një sfidë që do të mbetet në historinë e klubit të tyre. Pavarësisht sforcos së minutave shtesë, skuadra e drejtuar nga Boscaglia nuk arrin të shënojë golin e barazimit, duke bërë që Inter të festojë kualifikimin për në raundin pasardhës