Hoeness: Topi i Artë duhet t'i jepet Riberys
Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, është shprehur se do të ishte padrejtësi nëse Cristiano Ronaldo e mposht Franck Riberyn për trofeun e këtij viti "Topi i Artë", me vetëm një ndeshje të rëndësishme të fituar.Ribery konsiderohej favorit i pastër për çmimin e FIFA-s për shkak të rolit thelbësor që luajti për tripletën e bavarezëve sezonin e kaluar. Megjithatë, Hoeness tani ka frikë se tre golat që shënoi Ronaldo për Portugalinë në playoffin e Botërorit ndaj Suedisë, padrejtësisht e ka shndërruar yllin e Realit në favorit."Ronaldo sigurisht se ka kontribuar dukshëm për faktin që Portugalia të kualifikohet në Kupën e Botës. Por unë absolutisht nuk do ta kuptoja situatën nëse Franck nuk do ta fitonte Topin e Artë pasi u emërua Lojtari më i Mirë në Evropë. Është një vit i tërë për t'u vlerësuar - jo vetëm në një ndeshje. Mendoj se opinioni publik ka ndërruar. Por, ndërkohë, për mua, asgjë nuk ka ndryshuar. Vetëm Ribery mund të jetë fitues", ka deklaruar Hoeness.Pas deklaratave plot besim për kandidaturën e Ribery tani edhe te Bajerni e ndiejnë e madje pranojnë publikisht se Topi i Artë mund ti rrëshkasë francezit nga duart.Gjithsesi ngelet të shohim në ditët në vijim se si do të shkoj kjo çështje që ka javë të tëra që pushton mediat botërore.