Liverpooli fiton bindshëm, City fiton me vuajtje
Luis Suarez vazhdon të shkëlqejë duke shënuar golead. Uruguajani ka shënuar katër gola, prej të cilëve tre në pjesën e parë, ndërsa Liverpooli u është rikthyer fitoreve për të mposhtur Norwich Cityn me rezultat të thellë 5-1. Sulmuesi uruguaian shënoi hat-trick pas 35 minutash lojë në Anfield, me golin e parë që erdhi pas 15 minutash nga një goditje fantastike nga distanca.Goli i dytë i Suarez ishte më i lehtë, pas një harkimi të Coutinho nga këndi në minutën e 28-të, por vetëm gjashtë minuta më pas Suarez shënoi edhe një gol spektakolar për të emocionuar tifozët vendas. Suarez nuk ndaloi edhe në pjesën e dytë, dhe pas një rasti tjetër të mirë të mbrojtur nga portieri kundërshtar, ai arriti të gjejë rrjetën edhe për të katërtën herë në minutën e 74 me anë të një gjuajtje të lirë.Goli i nderit për miqtë u shënua nga Bradley Johnson me shtatë minuta të mbetura, por vulën e fitores për Liverpoolin e vendosi Raheem Sterling 3 minuta nga fundi. Fitorja vjen pas një disfate dhe një barazimi për Redsat, dhe i pozicionon ata në vendin e katërt me 27 pikë, një më pak se City që pushton të tretën dhe shtatë më pak se Arsenali, që është në krye.Një fitore të rëndësishme ka marrë edhe Manachester City që për pak sa nuk është befasuar në minutat e fundit. Serxhio Aguero ishte i pari që hapi serinë e golave, kurse Ture dyfishoi shifrat dhe e dërgoi skuadrën në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes. Miqtë vazhduan dominimin e ndeshjes edhe në pjesën e dytë, ku Ture shënoi edhe golin e 3-të në minute e 74-të. Një autogol i portierit Pantillmon më pas do ti bënte minutat e fundit dramatike. Pasi edhe Anciebe shënoi në minutat shtesë një tjetër gol.