Fitore e vështirë për Chelsean

Chelsea ka arritur një fitore të vështirë me rezultatin 4-3 në transfertën ndaj Sanderlandit, duke ruajtur edhe hapin e kryesuesve të Arsenalit.Blutë e Londrës e panë veten në disavantazh pas 14 minutash lojë, por barazuan shpejt përmes një goli të shënuar nga Frank Lampard në minutën e 17-të.  Më pas, Eden Hazard shënoi golin e avantazhit për Blutë në pjesën e parë në minutën e 36-të. Belgu shmang një mbrojtës dhe më të djathtën e dërgon topin në cepin e portës së portierit mik.Edhe fraksioni i dytë i lojës filloi keq për skuadrën e Murinjos që u barazua nga Xhon Oshi në minutën e 50-të. Ish lojtari i United përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Chelseat, duke shënuar golin që vendosi barazpeshën. Hazard vazhdon të dhurojë spektakël por Fernando Torres nuk është në ditën e tij më të mirë pasi me portën e boshatisur e dërgon topin jashtë. Disa minuta më pas do të ishte vet belgu që shmang të gjithë ata që i dalin para dhe kalon në avantazh skuadrën e tij.Fil Bardslei 5 minuta nga fundi ngatërron portën duke e dërguar topin në portën e tij. Ai e korrigjon shpejtë shënjestrën më pas duke shënuar edhe në portën kundërshtare por në fund shifrat përfundimtare do të ishin 3-4 dhe Chelsea vazhdon të ruaj vendin e dytë në kuotën e 30 pikëve.