Thiago Silva: Spanja më e mirë se Brazili

Thiago Silva, kapiteni i kombëtares së Brazilit, gjatë një interviste për prestigjozen franceze “L'Equipe” është shprehur se "Spanja është skuadër më e fortë" se pesë herë kampionët e Botës."Fitorja 3-0 në një finale nuk na bën të ndihemi më të fortë se Spanja, por Brazili vazhdon të mbetet Brazil dhe mbi të gjitha e luajmë Kupën e Botës në shtëpinë tonë.", theksoi qendërmbrojtësi.Lojtari i PSG mendon se favoritët për fitoren e Kupës së Botës janë Brazili, Spanja, Gjermania, Argjentina dhe Uruguaji. Sipas 29 vjeçarit në qoftë se kombëtarja e tij nuk e fiton trofeun do të jetë një trishtim i madh për të dhe sidomos për popullin brazilian. Ai gjithashtu shtoi se zhvillimi i Botrorit në Brazil ka krijuar një atmosferë shumë të madhe në vendin e tij. Silva u tregua i paduruar për njohjen e kundërshtarëve të Brazilit në shortin që do të hidhet në 6 dhjetor në Bahia por edhe besimplotë në të njëjtën kohë se presioni i luajtjes përballë publikut të tyre mund të jetë pozitiv për ta pasi i ndihmon ata të punojnë më mirë dhe të përqëndrohen më shumë.Kur u pyet nëse një ditë mund të fitonte “Topin e Artë” ai theksoi se kjo ishte diçka e pamundur duke parë që në qarkullim janë lojtarë të tillë si Ronaldo, Messi, Ribery e Ibrahimovic, dhe diçka e tilllë mund të ndodh vetëm nëse fiton 3 trofe me parizienët. Në fund ai u shpreh se është i bindur që Paris Saint Germain do të fitojë kampionatin francez këtë sezon sepse ka një ekip më të mirë se vitin e kaluar.