Bayern kërkon fitoren ndaj Augsburg
Kupa e Gjermanisë do të zbres sërish në fushë edhe sonte Bayernin e Mynihut që do të kërkojë një tjetër sukses për t'i dhënë vazhdimësi këtij sezoni ku nuk ka pësuar ende asnjë humbje.Mbajtësit në fuqi të këtij trofeu, do të përballen me Augsburgun, ku pritet të paraqiten me një formacion miks dhe jo tërësisht të ndryshuar. Pep Guardiola u ka kërkuar lojtarëve të tij të kenë kujdes në ndeshjen e sotme. Spanjolli mendon se Augsburgu është një skuadër e rrezikshme, sidomos në kundërsulm, ndaj Kampionët e Evropës duhet të jenë të përqëndruar. Robben, ashtu si pak ditë më parë në kampionat, pritet të zbresë në fushë që nga minuta e parë edhe pse disa ditë më pas skuadra do të udhëtojë drejt Marokut për të marrë pjesë në botërorin e klubeve.Bavarezët mund të luajnë me këtë formacion 4-1-4-1. Në portë do të jetë Nojer, në mbrojtje Rafinja, Oatenfm Dantem dhe Alaba. Përpara tyre Martinez, ndërsa Roben, Kros, Myler dhe Tiago Alkantara do të mbështesin sulmuesin e vetëm më të avancuar Gëce.Nag ana tjetër Augsburgu ka pasur një fillim të mirë të sezonit, dhe skuadra duket se ka lënë pas problemet e sezonit të kaluar, ndaj objektivi për të qëndruar në kategorin e parë duket mëse i realizueshëm. Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo e orës 19:00 me Freiburg dhe Bayern Leverkusen ku "Aspirinat" të frymëzuar nga ecuria e shkëlqyer në kampionat do të kërkojnë një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë. Në përballjet e tjera të raundit të tretë, Wolfsburg pret modestët e Ingolstadt në një sfidë ku "Ujqërit" nuk pritet që të hasin probleme të mëdha, ndërsa Eintracht Frankfurt gjen skuadrën e Sandhausen.